Kanë dalë fotografitë e shkrepura pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku mbeti e vdekur një 7-vjeçare.
Në fotografi duket i ati i viktimës, teksa shkon të konfliktohet me autorin e ngjarjes së rëndë, shefin e policisë Arjan Tase.
Gjithashtu në një tjetër foto duket edhe momenti dramatik kur babai i vajzës së ndjerë ka rënë në tokë me dy duar në kokë, i tronditur nga humbja e vajzës.
Kujtojmë se dëshmitarët janë shprehur se drejtuesi i gomones, ka qëndruar indiferent, por edhe i është kthyer ashpër prindërve të vajzës që humbi jetën.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, teksa ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, që po kryente manovra të rrezikshme dhe me shpejtësi në breg të detit./albeu.com/