Arjola Demiri, aktorja që kërkoi hapur publikisht të bashkohej me strukturat e Partisë Socialiste, sot është shmangur me “lezet” nga kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që ky i fundit pati në Tropojë.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shihet se Demiri afrohet të bëjë një foto me kryeministrin Rama, por ky i fundit nuk tregon ndonjë njohje për aktorën apo afrimitet.
Ai buzëqesh në siklet dhe “si me stil” vazhdon të ecë përpara për të shmangur ndonjë bisedë me Demirin. Kjo e fundit ngelet pas nga turma që ecen më shpejt.