Momenti i shpëtimit të emigrantëve në Kanalin Anglez, mes tyre gra dhe fëmijë (VIDEO)

 

Të paktën 3 persona kanë ndërruar jetë dhe 43 janë shpëtuar nga autoritet nga incidenti me gomonen të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gomonia me emigrantë sipas pamjeve është çarë dhe ka mbetur në mes të detit.

Në të ka pasur gra dhe fëmijë, shtetësia e të cilëve ende nuk bëhet e ditur.

Sky News ka publikuar edhe pamjet e para të operacionit të shpëtimit të emigrantëve, që vijon ende. Autoritetet i druhen faktit se numri i viktimave mund të rritet./albeu.com