Ky është momenti i përplasjes me armë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit. Nga pamjet shihet se ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka del nga automjeti me armë.
Viktima është Pjerin Xhuvani, ndërsa të plagosurit janë; Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë.
Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.
Nga të dhënat paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.
Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Pas mbërritjes së kësaj makine në vendin e ngjares janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme. E gjithë skena ka ndodhir në prani të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.
Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.
Një automjet tip “ML” pa targa shumë pranë vendit të ngjarjes thuhet se i përket viktimës Pjerin Xhuvani.
Lidhur me këtë makinë kandidati i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi është shprehur se i përket Xhuvanit ndërsa e ka cilësuar si një eksponent kriminal.