Momenti fatal që i mori jetën 4 vjeçarit në Berat (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ndodhi pak pas mesditës së sotme në Samaticë të Beratit, ku një 4-vjeçar humbi jetën pasi u përplas në rrugë nga makina. Abcnews.al ka siguruar videon ku duket momenti i aksidentit tragjik.

Fëmija është përplasur nga makina fuoristradë tip “Audi” duke u marrë zvarrë për disa metra. Pasi ka kuptuar se e përplasi, drejtuesi i automjetit ndalon makinën dhe zbret duke marrë në krah fëmijën, i cili duket të jetë pa ndjenja.

Abcnews.al mëson se i mituri ishte në shoqërinë e xhaxhait të tij me makinë, i cili kishte ndaluar në anë të rrugës për të blerë cigare. Ndërkohë që ka ndaluar për të blerë cigare në një dyqan aty pranë, xhaxhai i fëmijës e ka lënë atë brenda në makinë. Ky i fundit ka dalë nga makine dhe në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës është përplasur nga fuoristrada tip “Audi”.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, fëmija ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që mori.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 3.02.2022 16:51