Momente “ankthi”, palët brenda PD-së presin vendimin, dy grupimet qëndrojnë në shkallët e Gjykatës

Palët e Partisë Demokratike janë duke pritur jashtë dyerve tëGgjykatës së Apelit për vendimin e trupës gjykuese se kujt do t’i takojë vula.

Në pamjet që vinë nga jashtë dyerve të gjykatës dallohen avokatët e palëve, ku Indrit Sefa i grupimit të Alibeajt qëndron së bashku me pjesëtarë të tjerë në krye të shkallëve që të çojnë brenda gjykatës.

Nga ana tjetër grupimi që përfaqëson Sali Berishën me avokat Ivi Kason, por ku mund të dallohet dhe deputeti Oerd Bylykbashi, qëndrojnë në fund të të njëjtave shkallë, pak metra larg, në pritje të vendimit.

Indrit Sefa kërkoi prishjen e vendimit të 25 Marsit, ndërsa Ivi Kaso kërkoi që kjo kërkesë të shpallet e pavlefshme pasi sipas tij pala tjetër nuk është legjitime./Albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 17:52