Momente ankthi në futbollin europian, portieri legjendar i Holandës shtrohet në reanimacion

Ajax dhe futbolli europian është në shok me lajmet për shëndetin e Edwin van der Sar.

Portieri legjendar i Ajaxit dhe Manchester United, por edhe kombëtares holandeze, ka pësuar goditje në tru dhe po trajtohet në reanimacion.

Skuadra holandeze ka dalë me një deklaratë, në të cilën thekson se gjendja e tij është e qëndrueshme.

“Të premten Edwin van der Sar pësoi një hemorragji në tru, aktualisht ndodhet në terapi intensive dhe është në gjendje stabile. Një përditësim do të pasojë sapo të ketë informacion më specifik.

Të gjithë në Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë. Ne po mendojmë për të”, thuhet në deklaratën e Ajax.


Shtuar 7.07.2023 18:34