Moment i sikletshëm, presidenti i Barçës takohet me trajnerin që shkarkoi nga detyra (VIDEO)

Joan Laporta dhe Ronald Koeman u takuan sërish të hënën në një ngjarje për të përkujtuar 30 vjetorin e Kupës së parë Evropiane të Barcelonës.

Një nga momentet më të pritura me padurim ishte ribashkimi, duke qenë se largimi i holandezit si trajner nuk ishte aspak harmonik. Vetë Koeman ka deklaruar më herët se është ankuar për mënyrën se si ndodhi.


Sipas një videoje nga Jugones, përshëndetja mes të dyve ishte veçanërisht e ftohtë, me vetëm një shtrëngim duarsh të thjeshtë dhe pa bisedë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zëvendësuesi i Koeman në skuadrën e Barcelonës, Xavi Hernandez, të cilit holandezi në disa raste i ka uruar suksese në kohën e tij si trajner i Barcelonës./ h.ll/albeu.com

Shtuar 16.05.2022 21:45