Moisi Habilaj në arrati, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin kriminal

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj. Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Arrestimi i grupit

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre.

 


Shtuar 4.05.2021 11:54