Mohuan skemën e arratisjes, dëshmia e gardianit i zbulon të gjitha: Më goditi me levë kokës!

Janë zbardhur detaje të reja nga tentativa për arratisje e Arbër Çekajt, Fatmir Pjetrit, me ndihmën e Lulzim Çepeles nga burgu 313 I Tiranës.

Gardiani Myfit Xheka ka zbuluar detaje mbi kapjen e të dënuarëve, përplasjen me ta dhe shoqërimin e tyre sërish në qeli.

Xheka bën me dije se pas zbulimit të tentativës për arratisje është përplasur me të dënuarin Pjetri I cili ka qënë i pajisur me një levë hekuri në formë harku, me të cilin edhe e ka goditur.

“Pjetri kishte në dorë një hekur në formë harku, në shesh pushimin e shkallëve të administratës u përballa me të, duke e ndaluar atë më ka goditur me hekur në kokë duke dëmtuar pjesën e rrashtit të kokës në anën e mjatë…”- ka reportuar Xheka pas ngjarjes.

Rikujtojmë se ditën e sotme të tre të dënuarit mohuan lidhjen mes tyre për ketë tentativë grabitje duke fajësuar Pjetrin për organizimin e saj.

DËSHMIA E PLOTË:

*Specialist informacioni, Myfit Xheka: Në orën 06:30 kam marrë shërbimin deri në orën 19:00 ku unë kam si detyrë për të menaxhuar gjithë aktivitetin e institucionit, rreth orës 14:20 më njoftoj përgjegjësi specialist i tripës, Gëzim Rramush dhe më tha se i paraburgosuri Lulëzim Qepele në dhomën nr4, sektor 3, kati i dytë godina A, kishte dëmtuar damarët e dorës së djathtë dhe u shoqërua në infermieri për ndihmë mjekësore, infermierja ndodhet brenda godinës në katin e parë, shkova vetë në infermieri dhe ndihmës mjekja më rekomandoi se ka nevojë për qepje në spital, bëra njoftimet 90 rozafës, sallës operative të drejtorisë së përgjithshme, drejtorin e institucionit dhe shefin e policisë për të bërë shoqërimin e këtij të të dënuari për të shoqëruar për vizitë tek spitali i Traumës, njëkohësisht njoftova shoferin e ambulancës për të ardhur në institucion dhe marrë masa për shoqërimin e tij, dhe isha në pritje të ardhjes së personelit për të mundësuar lëvizjen e tij.

Në orën 14:55 fus ndihmë specialistin për të nxjerrë një të gatshëm nga godina A dhe bëra njoftimin tek godina B për të marrë një të gatshëm, në kohën që punonjësi i policisë Lefter Hysenlika tek godina B për të dalë tek zyra e informacionit ka parë se tek muri i godinës A në faqen veriore nga taraca e ajrimit ishte një i burgosur duke u kacavjerrur me një litare, ky punonjës dhe konstatoj se Fatmir Pjetri ishte në gjysmë lartësi duke zbritur me litarë për tek shkallët e hyrjes së administratës menjëherë jam ngjitur vetë i parë për të bërë neutralizimin e këtij të paraburgosuri, ai kishte në dorë një hekur në formë harku, në shesh pushimin e shkallëve të administratës u përballa me të, duke e ndaluar atë më ka goditur me hekur në kokë duke dëmtuar pjesën e rrashtit të kokës në anën e mjatë.

Pastaj u hodh nga shesh pushimi i shkallëve në sheshin poshtë në dysheme, ka shkuar dhe ka goditur me këtë levë dhe punonjësin e portës, kam shkuar menjëherë nga mbrapa dhe së bashku me punonjësin e portës Hekuran Sina kemi neutralizuar të paraburgosurin Fatmir Pjetri.

Në këtë kohë i paraburgosuri tjetër Arbër Çeka ishte duke zbritur në të njëjtin litarë ku zbriti dhe Fatmir Pjetri, në këtë kohë ka arritur të zbresë Arbër çekaj dhe ju drejtua portës kryesore, ku ishim dhe ne me personin e ndaluar, ka dalë punonjësi i sigurisë shtetasi Gëzim Nikoqi dhe specialisti i trupës Gëzim Ramushi dhe bërë shoqërimi në dhomat e veçimit, ndërsa më pas tek dhoma e informacionit ka marrë ndihmën mjekësore nga ndihmës mjekja kam bërë njoftimet, në fillim drejtorin e burgjeve.