“Mjeti për pak i merr jetën burrit në det”, revoltohet policia: Mediat publikojnë videot për të irrituar qytetarët ndaj nesh (VIDEO)

Pas videos së publikuar në disa media, e cila dyshohet të jetë e disa viteve më parë, ku një “Jet Ski” për pak ka goditur një qytetar në Shëngjin, ka reaguar edhe Policia.

Sipas policisë kjo video ka disa vite që është bërë, ndërsa shton se publikimi i tyre në media ka si qëllim që të irritojë qytetarët ndaj uniformave blu, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë.

Kujtojmë që dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, një skaf i drejtuar nga komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia./albeu.com/