Mjetet inteligjente konstatojnë 1.100 shkelje deri në 230 km/h, Hita inspekton kontrollet në terren

Vetëm gjatë kësaj jave, pajisjet inteligjente kanë regjistruar 1.100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, me raste që arrijnë deri në 230 km/h.

Në rang vendi, përgjatë një viti, 1.075 drejtues automjetesh kanë humbur lejen e drejtimit për shkak se u janë mbaruar pikët. Gjithashtu, janë proceduar 1.060 raste për drejtim automjeti pa leje drejtimi. Sipas Policisë së Shtetit, këto të dhëna janë alarmante dhe kërkojnë që vëmendja kryesore të përqendrohet te siguria rrugore.

Të lidhura

None found

Pas numrit të lartë të shkeljeve të zbuluara nga mjetet inteligjente, të cilat paraqesin rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, verifikoi në terren masat e ndërmarra nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Gjatë këtij inspektimi, Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, e njohu Drejtorin e Përgjithshëm me mënyrën se si po zhvillohet puna e strukturave rrugore në terren përmes përdorimit të pajisjeve inteligjente të monitorimit.

Vatoci shpjegoi se një mjet inteligjent, i cili mat automatikisht shpejtësinë, ishte vendosur në rrugën interurbane kryesore “Rrogozhinë-Durrës”. Pajisje të ngjashme, sipas tij, janë dislokuar në të gjithë territorin e vendit, përfshirë Rrugën e Kombit dhe akset e tjera kryesore, për të identifikuar çdo automjet që tejkalon kufijtë e lejuar të shpejtësisë.

Ai theksoi se përdorimi i këtyre mjeteve inteligjente duhet të vazhdojë të jetë pjesë e punës së përditshme dhe dinamike të Policisë Rrugore.

Nga ana e tij, Hita kërkoi shtimin e masave dhe iu drejtua me një apel të gjithë përdoruesve të rrugës. Ai deklaroi se siguria rrugore mbetet përparësi e Policisë së Shtetit, ndërsa vendosja e pajisjeve inteligjente në rrugë synon të zbulojë të gjitha shkeljet dhe problematikat e hasura çdo ditë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, Policia Rrugore është e vendosur të dokumentojë shkeljet përmes të gjitha mjeteve që ka në dispozicion, përfshirë Poliscanin, radarët dhe dronët. Këto pajisje do të mundësojnë ndëshkimin e shkelësve për veprimet e kryera në rrugët kryesore dhe interurbane.

Hita bëri të ditur se së shpejti do të aktivizohen edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor. Ato do të integrohen në sistemin e Policisë, duke mundësuar kontroll dhe verifikim më të saktë të çdo shkeljeje dhe problematike në akset kryesore interurbane.

Ai sqaroi se synimi nuk kufizohet vetëm te evidentimi i shkeljeve. Në fokus është edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve, parandalimi i kundërvajtjeve rrugore dhe shmangia e aksidenteve fatale.

Drejtuesve të automjeteve iu kërkua të mos përdorin telefonin celular gjatë drejtimit, të mos ngasin nën ndikimin e alkoolit apo lëndëve narkotike dhe të mos tejkalojnë normat e shpejtësisë, pasi shpejtësia vret.

Në përfundim, Hita nënvizoi se respektimi i një rregulli do të thotë një jetë më shumë e shpëtuar.


Shtuar 8.08.2026 14:19

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetkolik girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş