Mjeku sulmohet nga pronari i lokalit dhe djali i tij, arsyeja do ju çudisë

Mjeku grek i Pneumologjisë Theodros Vasilakopoulos është sulmuar në një tavernë mbrëmjen e të shtunës.

Sipas informacioneve nga mediat greke, bëhet me dije se ai ka deklaruar se ishte me 20 mjekë të tjerë në një tavernë në Kastraki në momentin kur u sulmua nga pronari i tavernës dhe djali i tij.

Ai shtoi se fillimisht i dëbuan nga ambienti dhe më pas i grisën edhe këmishën.

“Më kërcënuan se do vinin në spitalin ku unë punoja dhe do më digjnin makinën”, deklaroi ai.

Mjeku shprehet se shkak për këtë sulm janë bërë deklaratat e tij të shpeshta pro vaksinës duke kërkuar të bëhen më shumë kontrolle. “Nuk e imagjinoni dot sa kërcënime kam marrë këtë kohë”, u shpreh mjeku./albeu.com/