Shifrat e COVID-19 në Shqipëri janë në rritje ditë pas dite ndërkohë qytetarët duken të pashqetësuar përballë masave që nuk po respektohen më.
Një ndër problemet më të mëdha nga ku njerëzit ndihen më të rrezikuar nga COVID-19 është udhëtimi brenda përbrenda Tiranës me urbanët.
Këtë alarm e ka dhënë dhe vetë mjeku Tritan Kalo i cili si duket ka marrë autobuzin për të udhëtuar dhe u ka drejtuar një mesazh publik kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Ai shkruan se e kupton brengosjen që është krijuar për afganët mirëpo nuk duhen nënvlerësuar dhe ish-afganët e para 30 viteve thotë ai.
Ai fton kryeministrin Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erjon Veliajn që të marrin çdo mëngjes linjën e Unazës dhe të shkojnë në punë, duke ironizuar vonesën e pritjes.
POSTIMI:
Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV.
Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”….
Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….
E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj….
Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!!!! /albeu.com/