Mëlçia është organi që pastron trupin nga toksina dhe eliminon jashtë këtij të fundit substancat e dëmshme. Një regjim i pashëndetshëm ushqimor, konsumi i tepruar i alkoolit, ushqimeve të skuqura, me shumë kripë, apo sheqer, ngadalësojnë gjithashtu punën e “motorrit të organzimit”. Këto zakone mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë me kalimin e kohës, ndaj sot Living do t’ju tregojë recetën që përmirëson funksionet metabolike të mëlçisë duke pastruar vetë këtë të fundit nga helmet. Ekspertët besojnë se uji i rrushit të thatë nxit disa procese biokimike në mëlçi, të cilat rrisin efektivitetin e largimit të toksinave nga qarkullimi i gjakut. Mineralet dhe vitaminat e rrushit shërbejnë si një central elektrik ushqyes për mëlçinë. Pas këtij trajtimi në vetëm 4 ditë do të përmirësoni tretjen tuaj dhe do të ndiheni më energjikë.
Përbërësit:
150 gram Rrush i thatë
2 gota Ujë (400 ml)
Përgatitja:
Shpëlajeni rrushin e thatë me ujë të bollshëm, ndërkohë vini në zjarr dy gota ujë të vlojnë. Shtoni rrushin e thatë dhe lëreni të ziejë për 20 minuta.Lëreni pijen të pushojë gjatë natës . Të nesërmen largoni rrushin e thatë nga ena me ujë dhe pini një gotë 30 minuta para se të hani mëngjes. Duhet pirë me stomakun bosh.
Shënime:
Ndiqni këtë regjim për të paktën 4 ditë. Ju mund të përdorni këtë trajtim të paktën një herë në muaj, dhe nuk ka efekte anësore negative. Pjesa më e rëndësishme është që ju të merrni të gjitha përfitimet e rrushit të thatë, duke shmangur përmbajtjen e tyre të lartë të sheqerit.