Mitingu i 28 Korrikut i thirrur nga Rama, kush këngëtare do të jetë e ftuar speciale (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se në mitingun që socialistët kanë organizuar në 28 Korrik në Tiranë, do të jetë e pranishme edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se koncerti do të mbahet për dy ngjarje speciale, që sipas tij janë ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.

“Xhensila do të jetë në shesh!

Bashkë në 28 Korrik, me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian  100 vjet më pas”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se koncerti i Ramës vjen në një moment mjaft të veçantë, kur pak kohë më parë është mbajtur edhe protesta e 7 korrikut e Berishës./albeu.com/

Shtuar 25.07.2022 17:53