Misteri me 4 objektet e paidentifikuara në qiellin amerikan, Biden: Nuk pendohëm për asgjë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, mbajti sot një konferencë për shtyp në lidhje me rrëzimin e katër objektete të paidentifikuara nga ushtria amerikane gjatë dy javëve të fundit.

Shtëpia e Bardhë ka pretenduar se objekti i parë ishte një balonë kineze spiunazhi.
Sakaq Pekini ka mohuar akuzat. Por askush nuk ka marrë përsipër pronësinë e tre objekteve të tjera të rrëzuara mbi

Amerikën e Veriut fundjavën e kaluar dhe SHBA-të nuk kanë ende një vlerësim përfundimtar për origjinën e tyre. Në lidhje me këtë Biden tha se SHBA-ja ka vëzhguar më nga afër hapësirën e saj ajrore që kur balona e dyshuar e spiunazhit kinez fluturoi mbi disa shtete pak më shumë se një javë më parë, shkruan BBC.

Më pas ai foli për tre objektet e tjera..

“Me rekomandimin e tyre, unë dhashë urdhrin për të rrëzuar këto tre objekte për shkak të rreziqeve për trafikun ajror civil dhe sepse nuk mund të përjashtonim rrezikun e vëzhgimit të objekteve të ndjeshme”, tha ai.

Biden thekson se nuk është penduar që ka rrëzuar balonën e parë mbi Karolinën e Jugut dhe nuk i ka kërkuar falje presidentit Xi dhe nuk e ka ndërmend,

Objektet e rrëzuara ende duke u studiuar

Biden tha se ushtria amerikane dhe kanadeze janë ende duke mbledhur mbetjet e objekteve të rrëzuara për të mësuar më shumë rreth tre objekteve..

Biden theksoi se SHBA ende nuk e di saktësisht se cilat janë këto objekte, por asgjë nuk tregon se ato 3 balonat vijnë nga programi i balonave të spiunazhit të Kinës.

Vlerësimi i fundit është se ato ishin balona private, tregoi Biden.

Më tej presidenti tha se i kërkoi komunitetit të inteligjencës që të marrë një vlerësim më të gjerë të fenomeneve ajrore të paidentifikuara.

“Por mos bëni gabim: nëse ndonjë objekt përbën një kërcënim për sigurinë dhe sigurinë e popullit amerikan, unë do ta heq atë,” tha ai.

Ai thotë se dokumentet në lidhje me këto politika do të mbeten të klasifikuara, por do të ndahen me Kongresin e SHBA së shpejti./albeu.com/


Shtuar 16.02.2023 20:42