Detaje të teja kanë dalë në lidhje me kafkën, që u gjete ditën e djeshme në afërsi të varrezave të të Burdulliasit në Berat.
Kafka i përkiste një gruaje.
Kafka e dekompozuar ishte future në një qese plastike, e cila ishte lidhur dhe ishte hedhu pranë varrezave. Sipas hulumtimeve të deritanishme, nga këqyrja e të gjitha varreve në këto varreza nuk janë të dëmtuara, ndërsa mendohet se kafka është hedhur aty, raporton gazetarja, Eneida Petova.
Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj. Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë në këtë zonë, por duke qenë se bizneset dhe shtëpitë pranë varrezave nuk kanë kamera, zbardhja e detajeve do të jetë e vështirë.
Ndërkohë, identifikimi i personit që i përkasin eshtrat do të bëjë të mundur dhe hetimet për pas të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/