Miss-i që u bë gjyqtare, si “modelingu” në Tik Tok fundosi Enkeleda Kapedanin (FOTO LAJM)

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në mediat online u shpërndanë me shpejtësi video të kryetares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani e cila ishte shumë aktive në Tik Tok.

Herë duke ecur, herë duke pozuar me rroba luksoze nga zyrat e gjykatës, Kapedani detyroi ILD ta merrte nën hetim për shkak të videove të papërshtatshme për pozicionin që ajo mban.

Gjyqtarja e mohoi që të kishte hedhur video nga zyra e saj në këtë aplikacion, duke aluduar se dikush po ia bën puccin.

Po kush është Enkeleda Kapedani?

Në Shtator të vitit 2020, Enkeleda Kapedani u zgjodh në krye të gjykatës së Elbasanit, pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu.

Për Kapedanin hetimet-Vetting kanë nisur në muajin Mars të vitit 2020. Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, pjesëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.

Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Viktor Ymerin në 27 dhjetor 2019, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës.

Lidhja e Kapedanit me modelingun?

Kryegjyqtarja e Elbasanit në hetim disiplinor për shkelje të Kodit të Etikës, që në moshën 18-vjeçare ka konkuruar për Miss Shqipëria.

Foto që është hedhur në Tik-Tok, profil të cilin u fshi më pas, teksa rikujton kohën kur merrte pjesë në Miss Shqipëria të vitit 2003. /albeu.com/

 

 


Shtuar 31.05.2021 15:34