Në një intervistë në Top Albania Radio me moderatorin Ronaldo Sharka, “Miss Globe USA” Samantha Shkreli, ndau mendimet e saj për temën e përhershme të marrëdhënieve dhe vlerave që vajzat duhet të kenë në zgjedhjen e partnerit.
E pyetur nga moderatori për vajzat që mendojnë se më mirë të gjejnë një partner me shumë para, pavarësisht moshës apo pamjes, vetëm që t’u “sistemojë jetën”, Shkreli u shpreh se ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por global.
“Edhe në Amerikë ndodh kjo. Nuk është vetëm te vajzat shqiptare, është diçka që e sheh kudo në botë”, tha ajo.
Sipas saj, kriteret që duhet të vlejnë më shumë në një marrëdhënie janë dashuria, respekti dhe karakteri i njeriut.

“Më e rëndësishme është me gjet dikë që është mirë, që ka me të respektu, që të do dhe që do të jetë një baba i mirë. Të gjitha gjërat e tjera vijnë e shkojnë. Paratë mund t’i gjesh gjithmonë”, shtoi ajo.
Shkreli theksoi se vajzat duhet të jenë të vetëdijshme për atë që duan në jetë dhe të mos ndjekin modele sipërfaqësore.
“Duhet të dish për vete çka të pëlqen dhe çka është më e rëndësishme në jetë. Duhet të gjesh një njeri që do të dojë ty për atë që je”, tha ndër tjerash.
Me këtë mesazh, “Miss Globe USA” dha një shembull frymëzues për shumë të reja, duke i ftuar të vendosin vlerat dhe dashurinë e sinqertë përpara interesave materiale.
Intervista e Shkrelit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë përgëzuar qëndrimin e saj realist dhe pozitiv për dashurinë dhe jetën.
 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						 
						