“Mirë se erdhe Edi Rama”, kryeministri ndërron rrugën në Gjirokastër kur dëgjon këngën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar disa biznese të qytetarëve të Gjirokastrës, ku një prej tyre i ka bërë edhe një dhuratë.

“Voto, 12 PS”, ky është mesazhi i gdhendur në gur nga një qytetar, i cili tregoi se punimet në gur i ka pasion. Rama i tha se dhuratën do ta varë në murin e PS-së.

Më tutje një tjetër qytetar i ka thënë se “më në fund e pa”. Kryeministri me batutë ia ktheu: “Ja më pe, po çfarë do shohësh?

Qytetari: Po do shoh komandantin.

Më tej Rama vazhdon lëvizjen në rrugicat e Gjirokastrës, ku rrugën ia pret një tavolinë me qytetarë dhe një grua ia merr këngës.

Rama: Ja po kaloj t’ju përshëndes pak.

Qytetarja: Mirë se erdhe Edi Rama. Guri që bën historinë.

Rama: Jo moj jo. Ik, ik, hajt. Mirupafshim.


Shtuar 8.04.2021 06:04