Mirditë/ Pronari i një karburanti dhunohet dhe kërcënohet me armë zjarri, identifikohen autorët

Pronari i një karburanti në Mirditë, është dhunuar dhe kanosur me armë zjarri nga dy persona të identifikuar si Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29-vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, këta dy persona kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant dhe pasi pronari i ka kërkuar pagesën ata e kanë kanosur me armë zjarri. Po kështu sipas policisë e kanë dhunuar në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta.

Policia është vënë në ndjekje të tyre.

“Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme”- njoftoi policia.


Shtuar 16.10.2024 12:19