Është miratuar nen për nen statute i ri i Partisë Demokratike në Kuvendin që u mbajt ditën e sotme.
Neni 48 i statutit i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.
Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Po ashtu është vendosur ndryshimi i logos së PD, duke rikthyer atë të vitit 1990.
“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet ne statutin qe pritet e miratohet sot.
Ndërsa ne nenin 48 theksohet se kur PD do te jete një parti ne qeverisje ky funksion do t’i nënshtrohet votimit te fshehte dhe kandidati do te propozohet nga kryetari i PD-se.
Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Pas përplasjeve të forta me Gazment Bardhin, duket se përkrahësit e Bashës kanë gjetur menyren se si ta largojnë atë përfundimisht nga funksionet partiake.
Çfarë përmban NENI 48
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË
1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.
3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.
4) Grupi Parlamentar i PDSH-së: a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH-së;
- b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;
- c) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.