Minxhozi: Me heqjen e emrit “Socialist” nga partia, Meta do të tregojë se nuk ka lidhje me të majtën

Analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se me heqjen e termit socialist nga emërtimi i partisë, Ilir Meta tregoi se është shkëputur përfundimisht nga e majta.

Komentet Minxhozi i bëri në Log. në ABC, ku ndryshimi i emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë ishte një nga pikat e diskutimit.

Pjesë nga biseda:

Minxhozi: S’do të thotë gjë kjo, por ai është i ri dhe donte të thoshte se ka akoma vite përpara. Ndryshimi i emrit ishte simbolike, dhe kishte sens që me kthimin e kryetarit historik të LSI, të kishte një rithemelim. Vë re një detaj, Ilir Meta, ka këput kordonin e vjetër të kërthizës, duke hequr atë socializëm nga emri.

Xhafo: Pra e hap ideologjikisht partinë.

Minxhozi: Duke hequr termin socialist, do të rishfaqet me atë që nuk ka asnjë lidhje me të majtën./albeu.com/

Shtuar 25.07.2022 21:36