Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference ditën e sotme pvr mediat ka prezantuar vendimet e marra nga qeveria ku ka deklaruar se me buxhetin e vitit 2023 do të mbështeten nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura fmailjare mujore deri në 100 mijë lekë.
Ajo deklaroi po ashtu se njohja e kontributeve shoqërore e shëndetësore duke mbetur rritjen e fëmijëve do mbështeten nga buxheti vitit tjetër dhe se përllogaritet që për vitin e parë mbështetja për kontributet për gratë e papuna të mbështetet nga qeveria me një skemë që do prezantohet shumë shpejt. Sakaq, ajo shtoi se 5 vitet e para e kujdesit nga fëmija e tretë e më shumë do njihet si vjetërsi pune.
Pandemia
Kemi bërë të mundur të sigurojmë sigurimin me vaksina. Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja.
Periudha e dimrit veç parashikimit për rritjen e rasteve që mund të infektohet për të cilat duhet vaksinimi e doza përforcuese, kemi edhe kombinim të vaksinave, gripit dhe booster që pritet të vijë në nëntor.
Dua t’iu informoj se transhi i parë i vaksinave të gripit ka mbërritur dhe që nesër, moshat mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe të sëmurët kronikë do nisin vaksinimin.