Ditën e sotme, mjekja Alketa Ymeri Pere, ka dhënë një prononcim para gazetarëve, teksa po futej në Gjykatë për masën e sigurisë lidhur me skandalin në Onkologjik.
Ajo me ton të acaruar ka debatuar me gazetarët, teksa në një moment i është kthyer edhe gazetarit Edison Vatnikaj, pasi ai i tha se e ka shkarkuar ministrja.
Edison Vatnikaj: Ka një vendim se ju jeni shkarkuar nga detyra me një vendim të ministres?
Ymeri Pere: “Kush është e shkarkuar, nuk jam e shkarkuar”.
Edison Vatnikaj: Do të vazhdoni të shkoni në Onkologjik?
Ymeri Pere: “Patjetër që do të shkoj”.
Edison Vatnikaj: Ka një vendim që nuk jeni më pjesë e Onkologjikut!
Ymeri Pere: “Po kush je ti ore, ti s’je askushi?”.