Një deklaratë e pazakontë është bërë nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e cila deklaroi se do të hapet një Akademi për të rinjtë që dëshirojnë të marrin profesionin e bariut.
Kjo sipas saj duhet bërë pasi duhet ruajtur si diçka e trashëguar në Shqipëri.
E pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisinë, Krifca tha se njerëzit nuk duan të shkojnë të bëhen bari pasi kërkojnë një gjë më te lehtë. Ministrja tha se do bëjë një akademi, një grup njerëzish që do dalin të kërkojnë njerëz, të rinj që do tu thonë të bëhen barinj pasi do të subvencionohn për këtë gjë.
“Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët…po, po zonjë…është e vështirë, e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj.
Pse s’shkon të bëhesh ti bari? Njerëzit kërkojnë diçka më të lehtë. S’ështëçështje shkolle, është një profesion i trashëguar që në duam ta ruajmë atë. Ne do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë. Do u themi ejani bëjeni këtë sepse do t’ju subvencionojmë, jo për krerë por për mbajtjen e tufës,”- tha Krifca. /albeu.com/