Ministria ruse e Mbrojtjes: Janë tërhequr 30 mijë ushtarë nga Ukraina, nuk mbeti asnjë pas

Më shumë se 30,000 ushtarakë rusë janë tërhequr përtej lumit Dnieper në bregun lindor të tij, ka bërë me dije agjencia ruse e lajmeve Interfax, sipas informacioneve të dhëna nga ministria e mbrojtjes e vendit.

Raporti i Interfax erdhi pasi ministria e mbrojtjes tha më herët të premten se kishte përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Kherson, i cili ndodhet në anën perëndimore të lumit.

Ministria pretendoi se nuk kishte mbetur pas asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ushtar.