Ministria e Mbrojtjes përditëson bilancin e zjarreve: 7 vatra në territor, 4 aktive

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar informacionin më të fundit mbi gjendjen e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave deri në orën 20:00, janë evidentuar 7 vatra zjarri. Prej tyre, 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 3 të tjera ndodhen nën monitorim. Situata e përgjithshme paraqitet në përmirësim.

Të lidhura

None found

Në operacionet në terren janë angazhuar 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, në mbështetje të forcave operacionale.

Vatrat aktive kryesore:

Në Dajt të Tiranës po vijon puna për izolimin e zjarrit, ku janë përfshirë 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter. Banesat nuk paraqiten të rrezikuara. Në Priskë, vatra është riaktivizuar, por po monitorohet nga forcat operacionale dhe nuk përbën kërcënim për zonat e banuara.

Në Lufaj të Mirditës, zjarri mbetet aktiv, megjithëse me intensitet të ulët dhe me përparim të lehtë. Forcat janë vendosur pranë zonës dhe, edhe në këtë rast, nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërhyrja në malin e Tërbunit, në Pukë, po zhvillohet në terren të vështirë. Në operacion marrin pjesë 13 zjarrfikës, 8 punonjës të Shërbimit Pyjor, 45 forca bashkiake, 22 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë. Edhe këtu nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Vatra në Gurë-Lurë është shuar plotësisht pas angazhimit të rreth 150 forcave vendore, 30 efektivëve të FA dhe 2 avionëve Air Tractor.

Po ashtu, është shuar tërësisht zjarri në Bruç të Matit. Ndërkohë, vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë vijojnë të jenë nën monitorim dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Strukturat e Mbrojtjes Civile po vijojnë veprimet dhe monitorimin e koordinuar në të gjitha zonat e prekura, duke pasur si përparësi mbrojtjen e jetës dhe të banesave, si dhe frenimin e përhapjes së flakëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po e ndjek situatën pa ndërprerje në të gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të dislokuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, në varësi të nevojave, me fokus mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet