Ministria e Mbrojtjes e shkarkoi, Dallëndyshe Bici rikthehet sërish në krye të IKMT

Dallëndyshe Bici është rikthyer në shtëpinë e saj të vjetër, në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Në maj të vitit 2021, Bici liroi karrigen për tu zëvendësuar nga Ajet Zyberi.

Ky i fundit ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

Vetë Biçi kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk u zgjodh. Më pas, ajo u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes, nga ku u lirua sot. Pas një periudhe 1-vjeçare largimi nga IKMT-ja, Bici do të jetë sërish në krye të këtij institucioni.

Shtuar 31.08.2022 11:53