Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Përparimi rus është ngadalësuar

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shpejtësia e përparimit rus është ngadalësuar përkohësisht, me gjasë si rezultat i “vështirësive akute logjistike dhe rezistencës së fortë ukrainase”.

“Forcat ruse po anashkalojnë qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, ndërsa i lënë forcat t’i rrethojnë dhe izolojnë ato”, shkruhej në Twitter.

Kapja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, mbetet objektivi kryesor i Rusisë, thuhet më tej në postim./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 17:07