Ministri rus flet me Vatikanin, diskutime për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur në Vatikan ku ka parashtruar pozicionin e Rusisë për Ukrainën dhe ka shprehur shpresën për një raund tjetër të bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit, për të “kërkuar marrëveshje mbi problemet kryesore që qëndrojnë në themel të krizës në mënyrë që të ndalen armiqësitë”, raporton ministria e jashtme ruse.

Të dielën Papa tha se lufta po çonte në “vdekje, shkatërrim dhe mjerim” kur ai iu drejtua turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ndërkohë, Lavrov do të takohet me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba për bisedime në Turqi të enjten./albeu.com


Shtuar 8.03.2022 15:32