Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka qenë për një vizitë në republikën e Maqedonisë së Veriut, ku është takuar me kryeparlamentarin shqiptar atje, Talat Xhaferri dhe Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.
Sipas Peleshit, temë diskutimi ka qenë e ardhmja euroatlantike e dy vendeve dhe perspektiva e tyre europiane.
“Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut pata kënaqësinë të takoja edhe presidentin Stevo Pendarovski si dhe drejtues të lartë të institucioneve atje nga faktori shqiptar, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.
Në këto takime folëm për perspektivën euro-atlantike të dy vendeve, çështjet që prekin shqiptarët atje dhe për rolin e pazëvendësueshëm që faktori shqiptar ka për të ardhmen e shtetit dhe prosperitetin e gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Peleshi./albeu.com/