Ministri i Jashtëm italian është përballur me korrupsionin në Shqipëri, gjatë një shëtitjeje që ka bërë me jaht në ujërat tona. Në një postim në Facebook, gazetari Basir Çollaku shkruan se duke mos e ditur se me kë kishin të bënin, dy inspektorë i kanë kërkuar Di Maios 200 euro që ta linin të lundronte i qetë. Çollaku shton se bëhet fjalë për inspëktorët me inicialet K. D. dhe E. K, pjesë të Antikontrabandës Detare. Autoritetet, sipas gazetarit janë vënë në dijeni për paratë që i janë kërkuar ministrit italian, por duke qenë se inspektorët kanë qenë pjesë e listës së patronazhistëve, gjithçka është kaluar në heshtje.
Postimi i Basir Çollakut:
Luigi Di Maio ka qene me jahtin e tij privat ne ujerat tona dhe inspektore te grupit te Antikontrabandes Detare i kane kerkuar 200€ pa e ditur se me ke kane te bejne. Eshte bere problem qeveritar disi, por duke qene se kane qene te dy patronazhista të partise, nuk u moren masa ndeshkuese ligjore.. K. D. dhe , E. K, kane qene inspektore te Antikontrabandes Detare qe kane dashur te sajdisen..
Gjithsesi, nuk dihet nëse ministri Luigi Di Maio ka qenë me jahtin privat apo në një mjet lundrues të marrë me qira. Di Maio ka zënë më herët faqet e mediave italiane për shëtitjet me një jaht të marrë me qera bashkë me disa politikanë të tjerë, me një vlerë prej 6 mijë eruosh në javë.