Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një ministër të qeverisë të cilin ai e ruante.
Koloneli në pension Charles Okello Engola, zëvendësminister Punëve në Uganda, u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij në kryeqytetin Kampala, mëngjesin e së martës.
Nuk dihet ende nëse paraprakisht ka pasur një zënkë mes ushtarit dhe shefit të tij.
Disa dëshmitarë okularë thonë se ushtari eci nëpër lagje duke qëlluar në ajër.
Ushtari, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht, më pas vrau veten disa minuta më vonë.
Videot që janë postuar në mediat sociale tregojnë vendasit që janë mbledhur në vendngjarje dhe shifen të tronditur nga kjo ngjarje e rënd.
Kolonel Engola kishte shërbyer më parë si zëvendësministër i Mbrojtjes./Albeu.com.