Ministri i Jashtëm maqedonas vizitë zyrtare në Kiev

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhet për vizitë pune në Kiev, ku do të realizojë takim me homologun e tij, Dmytro Kuleba dhe përfaqësuesë të lartë shtetëror nga Ukraina, njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme (MPJ).

Nga ky dikaster theksojnë se është paraparë që Ministrat të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë.

Në Kiev, Osmani u prit nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili këtyre ditëve u kthye në kryeqytetin e Ukrainës dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik, vazhdon ta kryejë funksionin e tij./alsat


Shtuar 27.05.2022 11:03