Ministri i jashtëm izraelit alarmon qytetarët: Nëse jeni në Stamboll, kthehuni menjëherë!

“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, kjo ishte thirrja e Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, e cila ka krijuar panik tek qytetarët.

Por çfarë po ndodh në Turqi?

Zhvillim i papritur! Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij që të kthehen në shtëpi sa më shpejt nëse ndodhen në Stamboll.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se një “përpjekje e madhe” nga forcat izraelite të sigurisë kishte shpëtuar “jetë izraelite në javët e fundit” dhe falënderoi Qeverinë turke për kontributin e saj. Ai nuk dha detaje të tjera.

Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha Reuters se Turqia kishte arrestuar disa të dyshuar të Gardës Revolucionare Islamike në Iran.

“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Lapid në një deklaratë televizive.

“Këto kërcënime terroriste janë të drejtuara te pushuesit izraelit. Ata po zgjedhin, në mënyrë të rastësishme, por të qëllimshme, shtetas izraelitë me synimin për t’i rrëmbyer ose vrarë ata”, tha ai.

Teherani është zotuar të hakmerret kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vrasjen më 22 maj të Hassan Sayad Khodai, kolonel i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, i cili u qëllua për vdekje në timonin e makinës së tij nga dy persona me motoçikletë.

Izraeli as nuk e pranoi dhe as nuk e mohoi përgjegjësinë mbi akuzat për vrasje. Izraeli ka akuzuar Khodain për organizimin e sulmeve kundër izraelitëve në gjithë botën.

Turqia është destinacion i famshëm për izraelitët. Të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre./albeu.com


Shtuar 13.06.2022 18:55