Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postii në Tëitter, ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së të përmbushi detyrimin e tyre ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth./albeu.com