Ministri Balla përgëzon forcat RENEA për rezultatet

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vlerësuar rolin e repartit “RENEA”, për angazhimin dhe rezultatet e arritura në misionin e tyre.

Ndërsa ka publikuar një video, ku takohet me forcat speciale të “Renea-s”, Balla, kujton dhe angazhimin e këtij reparti në garat me forcat homologe në Dubai.

“Përgëzime djemve të “RENEA” për rezultatet e tyre në çdo mision, por edhe në garat me forcat homologe “UAESWAT challenge”, shkruan Balla.

https://www.facebook.com/reel/979275750470560


Shtuar 13.02.2024 11:00