Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për Zërin e Amerikës se përgjegjësia e ministrave të burgosur është individuale dhe sipas tij, gjithsecili le të marri dënimin e merituar.
Rama shtoi se reforma në Drejtësi është bërë që të kapen të korruptuarit. Sipas tij nëse dalin të tillë, duhet të dënohen, sepse kanë vepruar pas shpinës së qeverisë.
“Unë nuk jam i shqetësua se mund të dalin ministra apo ish ministra apo kushdo qoftë sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejtë dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e çfarëdo qoftë është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar sepse e kanë bërë pas shpinës së një qeverie”, tha Rama./albeu.com/