Mimoza Ahmeti “hap sfidën e dronëve” në Ferma VIP: pas Taynës dhe Dafinës, kërkon edhe Era Istrefin

Brenda reality show-t “Ferma VIP”, poetja Mimoza Ahmeti po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe humorin e veçantë, që shpesh shndërrohet në momente virale në rrjet.

Në ditët e fundit, vëmendja është përqendruar te “komunikimi me dron” që po ndodh mbi fermë. Fillimisht, mbi ambientet e spektaklit u shfaq një dron surprizë nga këngëtarja Tayna, një moment që u prit me entuziazëm nga banorët dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Por surprizat nuk u ndalën aty. Pas Taynës, një tjetër emër i njohur i skenës muzikore shqiptare, Dafina Zeqiri, i dërgoi gjithashtu një dron Mozës në “Ferma VIP”, duke shtuar edhe më shumë zhurmën dhe kuriozitetin rreth formatit.

E frymëzuar nga këto momente, Mimoza Ahmeti reagoi në mënyrën e saj karakteristike, duke i drejtuar një thirrje publike edhe këngëtares Era Istrefi. Me humor dhe pa filtra, ajo u shpreh: “O Era Istrefi, na dërgo një dron mi”, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe diskutime të shumta në rrjet.

Ndërkohë, publiku po pret me kuriozitet nëse Era Istrefi do t’i bashkohet kësaj loje simbolike apo nëse gjithçka do të mbetet një moment viral i rrjeteve sociale.


Shtuar 23.04.2026 14:55