Milevski nesër dorëzon dorëheqjen nga qeveria maqedonase, kush pritet ta zëvendësojë

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Goran Milevski do të dorëzojë nesër zyrtarisht dorëheqjen nga posti i tij në Qeveri.

Përveçse nga Qeveria, Milevski do të tërhiqet edhe nga pozita udhëheqëse në PLD, ndërsa për pasardhësin e tij ende vazhdon debati brenda partisë.

Për momentin vetëm deputetja Monika Zajkova konfirmoi se ka ambicie që ta zëvendësojë Milevskin.

Nuk dihet se kush do ta zërë vendin e Milevskit në ministri, edhe pse për këtë funksion po qarkullon emri i ish-kryetarit të Shkupit, Risto Penov. Dorëheqja e Milevskit ngjalli spekulime në opinionin publik për ndryshime të mundshme edhe në tre poste të tjera ministrore.