Milani shënon 3 gola për 3 pikë ndaj Dinamo Zagreb-it, “kuqezinjtë” kryesojnë grupin (VIDEO)

Milani ka arritur të sigurojë 3 pikët e para në Champions League, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, pas barazimit me Salzburg.

“Kuqezinjtë” hasën vështirësi gjatë 45 minutave të parë, por ia dolën të zhbllokojnë rezultatin në munitën e 43, pasi Giroud do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë do të mbyllej pikërisht me avantazhin minimal të vendasve, ndërsa e dyta do të niste me një tjetër gol të Milanit, këtë herë me Salemakers.

Dinamo e Zagrebit do të rihapte ndeshjen në minutën e 56 me Orsic, që shënon golin e dytë në po kaq ndeshje këtë sezon në Champions.

Milani do të arrinte të shënonte sërish në minutën e 77 me Pobega, lojtari kishte vetëm 10 minuta që ishte futur në fushë në vendin e Tonalit.

Pas këtij goli, “kuqezinjtë” do të arrinin të menaxhonin ndeshjen, ndërsa miqtë do të ishin të pafuqishëm për ta rihapur sërish.

Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e parë me 4 pikë,  në pritje të asaj se çfarë do të sjellë ndeshja tjetër mes Chelsea dhe Salzburg./albeu.com

 


Shtuar 14.09.2022 20:36