Milaim Zeka: Më mirë që Rugova dhe disa luftëtarë të UÇK-së kanë vdekur

Analisti, Milaim Zeka është shprehur se është më mirë që Ibrahim Rugova dhe disa luftëtarë të UÇK-së kanë ndërruar jetë, pasi sipas tij, ata do të zhgënjeheshin mjaft me politikanët që qeverisin tani Kosovën.

Komentet Zeka i bëri teksa ka qenë i ftuar në një lidhje “skype” Fax News, ku ka folur lidhur me 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për arritjet e dështimet që janë shënuar deri më tani.

“Rugova dhe të gjithë ata të cilët janë në Hagë janë kontribues të lirisë, por babai dhe ideatori i pavarësisë së Kosovës, është Ish presidenti Finlandez Marti Ahtisari i cili e punoi këtë ide dhe Albin Kurti ishte kundërshtar i përgjakshëm i kësaj ideje, i nxorri njerëzit në rrugë në protesta ku u vranë disa persona nga policia e UNMIK-ut. Nga ana tjetër u pëgjakën edhe qindra policë shqiptarë”, u shpreh Zeka.

“Ne që kemi qenë në këto procese që kemi rënë edhe në burgjet e ish -Jugosllavisë, jemi të zhgënjyer me proceset që kanë ndodhur sidomosd para pavarësisë. OPrandaj themi më mirë se Rugova vdiq 2 vite para se të shpallej pavarësia. Madje edhe një pjesë e luftëtarëve të UÇK-së më mirë që u vranë në luftë sepse do ishin zhgënjyer. Politikanët e Kosovës e kanë pasur si qëllim vetëm pasurimin personal duke vjedhur dhe grabitur paratë publike. Marrin shembullin e politikanëve të Shqipërisë të cilët duke e grabitur në ekstrem popullin u bënë milionerë brenda pak vitesh”, përfundoi analisti./albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 17:24