Microsoft hedh në “plehra” 240 milionë kompjutera, ja ndryshimet që parashikon të bëjë

Microsoft ka në plan për të ndaluari së mbështeturi sistemin operativ Windows 10, mirëpo kjo ka sjelle një shqetësim të madh, pasi rreth 240 milionë kompjuterë në botë bëhen për t’u hedhur në “plehra”.

Kjo rrezikon po ashtu edhe një fluks të madh të mbetjeve elektronike, duke rrezikuar hedhjen në plehra të rreth 480 milionë kilogramëve pajisje elektronike, peshë kjo e përafërt me atë të 320 mijë makinave, sipas Canalis Search.

Edhe pse shumë nga këta kompjuterë mund të jenë funksionalë për vite pas përfundimit të mbështetjes për Windows 10, Canalis paralajmëroi se kërkesa për pajisje pa përditësime sigurie mund të jetë e ulët.

Microsoft ka zbuluar planin për të ofruar përditësime sigurie për pajisjet me Windows 10 deri në tetor të vitit 2028. Megjithatë çmimi për këtë shërbim ende nuk është bërë i njohur.

Ndërkohë, Canalis sugjeron se “migrimi” në kompjuterë më të rinj mund të jetë me kosto më efektive.

Ndryshimet vijnë në kontekstin e synimeve për të ndërprerë mbështetjen për Windows 10, ndërsa sistemi i ardhshëm operativ i Windows pritet të sjellë teknologji të avancuar të Inteligjencës Artificiale.


Shtuar 25.12.2023 17:25