Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të zhvillohen në pranverë

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në një intervistë për Alsat, konsideron se siç janë gjërat, duke pasur parasysh afatet kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në pranverë. Sipas tij, që po bën Zoran Zaev është politikisht e pakulturuar dhe mbajtja në këto lloj pengjesh e qytetarëve dhe bashkë partiakëve të tij është politikisht e pakulturuar.

“Nëse dilni në konferencë për media shprehimisht të thoni se do të bëni diçka, atë edhe duhet ta bëni, e jo të nesërmen të thërrasësh partnerët e koalicionit t’i pyesish se çfarë mendojnë për dorëheqjen tënde, ndërsa Zaev tha se po jep dorëheqje të parevokueshme. Kjo është injorancë politike edhe edhe ndaj anëtarësisë edhe ndaj partnerëve të koalicionit”, tha Mickoski në emisionin “Rruga drejt” në Alsat.

Si jokulturë politike, Mikoski e vlerësoi edhe vendimin e LSDM-së për caktimin e Kongresit më 12 dhjetor, në të njëjtën ditë me Kongresin e rregullt të VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi sistemi është jofunksional dhe sa më gjatë të qëndrojë ky koalicion në pushtet aq më shumë do të humbasë populli.

“Zaev tani thotë se do të mbetej kryeministër derisa të arrihet marrëveshje me Alternativën apo me Bullgarinë, kurse në fakt duhet të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të tregojë se është në prehrin e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit dhe se është i shantazhuar që praktikisht ishte kushti që ai të qëndrojë kryeministër për këta tetëmbëdhjetë muaj”, tha Mickoski.


Shtuar 3.12.2021 17:05