Mickoski: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare ka shprehur shqetësim se kryeministri në largim, Zoran Zaev mundet që në ditët e fundit të mandatit të tij të nënshkruaj një marrëveshje të re me Bullgarinë, me të cilën siç u shpreh Mickoski, pjesërisht ose plotësisht do ta pranoj Rezolutën e votuar në parlamentin bullgar në vitin 2019.

“Kjo paraqet asimilim të plotë të popullit maqedonas dhe sulm direkt ndaj identitetit të popullit maqedonas. Meqenëse është në ikje jam i shqetësuar se mund të bëjë këtë hap, ndërsa pasojat do t’i paguajmë të gjithë ne”, tha Mickoski.


Shtuar 3.12.2021 18:28