Meta viziton sot Kosovën për herë të fundit si President, kjo do të jetë axhenda e tij

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitën e tij zyrtare të fundit si president.

Ai do ta përmbyllë mandatin me këtë vizitë pas ftesës që i bëri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit do të jetë e para që do ta presë sot Metën me ceremoni shtetërore nga ora 9 e mëngjesit. Dy presidentët në fund do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim Presidentin Meta.

Pas takimit me kryeparlamentarin, Meta do të shkojë në Parlamentin e Kosovës për t’iu adresuar deputetëve.

Meta sërish do të jetë me Osmanin për të marrë pjesë në në hapjen solemne të Manifestas në Prishtinë.

Bajram Begaj do të jetë pasuesi i Metës në postin e Presidentit.