Meta thumba Ramës: E dimë se kush kandidoi persona me 3-4 emra në bashki

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti i Republikës Ilir Meta në një takim me gazetarët në Durrës ka prezantuar platformën “Denonco krimin zgjedhor”.

Gjatë takimit ai ka theksuar nevojën që ka vendi për të pasur zgjedhje të sigurta ndërsa shtoi se vota do të mbrohet me çdo kusht.

Ndër të tjera është përmendur dhe deklarata e amabasadores Yuri Kim e cila ka kërkuar disa herë që  Tom Doshi të mos të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lidhur me këtë deklaratë, Meta tha se tashmë dihet se kush kandidoi në krye të bashkive persona me 3-4 emra.

“Ne e dimë se kush na detyroi të bëjmë një ligj të veçantë dhe se kush kandidoi aq shumë persona me tre katër emra në krye të bashkive. Por dua të theksoj se në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira qytetarët kanë mundësi të zgjedhin subjekte të ndryshme dhe të japin sinjalet për kandidatin që besojnë më shumë. I ftoj të gjithë të votojnë për alternativën që do t’i përfaqësojë më mirë”, tha Meta. Ai është shprehur se do të jetë gjithmonë në bashkëpunium për sigurinm e votës, e cila do të sjellë një të ardhme më të sigurt për Shqipërinë.”-është shprehur ai. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2021 14:02