Kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta, në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkitë e Konispolit dhe Sarandës, ka deklaruar se sjellja e Rilindjes me Sarandën e Butrintin ka qenë kriminale.
Ai u shpreh se Rilindja është sjellë si një organizatë kriminale duke dhënë në Sarandë leje ndërtimi për pallate pa asnjë vizion për të ardhmen.
Të lidhura
None found
“E tmerrshme që Saranda është e rrethuar nga uji dhe ende nuk e ka të zgjidhur situatën me ujin. Fondet e tenderat janë grabitur. Sjellje tërësisht anti-kombëtare dhe grabitqare, ajo e sjelljes së Rilindjes me Butrintin.
Rilindja është sjellë si organizatë kriminale. Jep leje për pallate mbi pallatet, pa asnjë vizion për të ardhmen.
Qëllimi ynë ka qenë prezantimi i kandidatëve që mbrojnë interesin e qytetarëve, ndaj u ndoq rruga e Primareve dhe kandidatët i zgjodhët vetë ju.
Ju e dini si janë imponuar e katapultuar kandidatët e palës tjetër. Klani më i fortë bëri pagesat më të shumta e u parashutuan.
Këto tre javë të vrapojmë që të bisedojmë me çdo qytetar që t’i japim një mundësi Sarandës, sepse është një brand i jashtëzakonshëm që kërkon një vizion të jashtëzakonshëm që të kthehet në mundësinë e jetës për sarandjotët që ta shohin të ardhmen në këtë qytet”, tha Meta.
